Ndërlidhjet

Prokurorët pritet të akuzojnë kompaninë e Trumpit


Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Prokurorët në Nju Jork të SHBA-së pritet të akuzojnë kompaninë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump dhe zyrtarin e saj kryesor për krime që lidhen me taksat, raportuan mediat amerikane.

Prokurori i Qarkut në Manhatan, Cyrus Vance pritet të paraqesë akuzat më 1 korrik ndaj kompanisë Trumpit dhe zyrtarit të saj, Allen Weisselberg, pasi një ekip i gjerë shqyrtoi provat dhe gjeti se ato përbëjnë bazë për një padi penale.

Raportohet se akuzat përfshijnë përfitimet jo-financiare që kompania e Trumpit u dha drejtuesve të lartë pa i raportuar në mënyrë të duhur në regjistrat e taksave. Këto përfitime përfshijnë përdorimin e apartamenteve, makinave dhe pagesat e shkollimit.

Trump dhe familja e tij nuk pritet të paditen, por nëse kompania e tij dënohet do të duhet të paguajë gjoba dhe dënime të tjera.

Padia ndaj zyrtarit kryesor të kompanisë Weisselberg mund të përdoret edhe për ta bërë atë që të bashkëpunojë me prokurorët, për ndonjë hetim të ardhshëm kundër ish-presidentit dhe familjes së tij.

Trump, avokatët e të cilit janë takuar me prokurorët, kritikoi hetimin në një deklaratë më 28 qershor, duke e quajtur zyrën e prokurorit Vance "krejtësisht të njëanshme".

Trump tha se aktivitetet e kompanisë së tij ishin një “praktikë standarde në të gjithë komunitetin e biznesit në SHBA”.

Hetimet ndaj kompanisë së ish-presidentit Trump janë zhvilluar në një periudhë mëse dy-vjeçare.

Kompania Trump zotëron klube golfi, hotele dhe prona luksoze.

Trump u dorëzoi kontrollin e biznesit dy djemve të tij të mëdhenj dhe Allen Weisselberg kur ai mori detyrën e presidentit në fillim të vitit 2017.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG