Ndërlidhjet

Lavrov: Bisedimet Rusi-SHBA për kontrollin e armëve mund të fillojnë në korrik


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Rusia pret që bisedimet e reja me Shtetet e Bashkuara për kontrollin e armëve të fillojnë nga mesi i muajit korrik, tha ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

“Shpresoj që brenda disa ditës, nga mesi i korrikut, të ketë takim mes delegacioneve të cilët do të diskutojnë obligimet e diskutuara mes presidentëve (të Rusisë dhe SHBA-së) për stabilitetin energjetik dhe reduktimin dhe kontrollin e armëve”, tha Lavrov më 30 qershor, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, gjatë samitit të tyre të mbajtur në Gjenevë të Zvicrës më 16 qershor, ranë dakord të zhvillonin bisedime për kontrollin e armëve bërthamore.

Bisedimet do të bazoheshin në traktatin e New Start (Fillimi i Ri). Biden ka zgjatur traktatin pak para skadimit të tij.

Traktati kufizon numrin e kokave bërthamore në 1,550, dhe mundëson një proces verifikimi.

Ndërkohë raportet mes Moskës dhe Uashingtonit janë përkeqësuar që kur Biden mori detyrën në janar, pasi Shtetet e Bashkuara sanksionuan Rusinë për shkak të sulmeve kibernetike, ndërhyrjen në zgjedhje dhe helmimin dhe burgosjen e politikanit të opozitës ruse, Aleksei Navalny.

Por, presidenti amerikan ka thënë se Shtetet e Bashkuara duan një marrëdhënie "të qëndrueshme" që u mundëson të dyja vendeve të punojnë së bashku për çështje të përbashkëta si stabiliteti strategjik, kontrolli i armëve dhe ndryshimi i klimës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG