Ndërlidhjet

Izraeli, i shqetësuar për fitoren e Raisit


Ebrahim Raisi.
Ebrahim Raisi.

Izraeli tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të ketë shqetësime të mëdha në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të Iranit, Ebrahim Raisit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Lior Haiat, e konsiderojë Raisin si presidentin më ekstremist të Iranit.

Raisi është shpallur fitues i zgjedhjeve të 18 qershorit, ku shumë kandidatë u diskualifikuan nga gara. Ai do të inaugurohet në postin e presidentit në muajin gusht. Raisi, një klerik dhe udhëheqës i gjyqësorit në Iran, konsiderohet se ka pikëpamje ultra-konservatore. Ai është në listën e sanksioneve amerikane dhe emri i tij ka qenë i lidhur me ekzekutimet në të kaluarën të të burgosurve politikë.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Raisi është një person “që shpejt do ta avancojë programin ushtarak bërthamor” të Iranit.

Izraeli dhe Irani janë dy shtete rivale që shkëmbejnë akuza ndaj njëri-tjetrit dhe së fundmi, armiqësitë ndaj këtyre dy shteteve janë përshkallëzuar.

Irani dhe fuqitë botërore kanë arritur marrëveshje bërthamore më 2015, që kishte për qëllim frenimin e programit bërthamor të Teheranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Por, më 2018, SHBA-ja u tërhoq nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksione ekonomike ndaj Iranit. Pas kësaj, Irani ka njoftuar se ka rinisur pasurimin e uraniumit, duke rritur frikën se Republika Islamike mund të krijojë armë bërthamore.

Që prej muajit prill, fuqitë botërore, që janë nënshkruese të marrëveshjes, po takohen në Vjenë, me qëllim që ta ringjallin marrëveshjen. Më 20 qershor, palët takohen për këtë qëllim, por para takimit, është thënë se Irani dhe fuqitë botërore kanë dallime të mëdha për çështje kyçe.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG