Ndërlidhjet

Kim Jong-un: K.Veriore duhet të përgatitet për dialog dhe përballje me SHBA-në


Lideri verikorean Kim Jong-un.
Lideri verikorean Kim Jong-un.

Lideri i Koresë Veriore Kim Jong-un, ka thënë se shteti i tij duhet të përgatitet për “dialog dhe përballje” me Shtetet e Bashkuara, por sidomos “duhet të përgatitet për përballje”.

Kjo është hera e parë që Kim komenton drejtpërdrejt administratën e presidentit amerikan Joe Biden.

Më herët, Koreja Veriore ka injoruar përpjekjet e Qeverisë amerikane për të zhvilluar komunikim diplomatik.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Koresë Veriore të heqë dorë nga armët bërthamore.

Mirëpo Phenjani ka refuzuar vazhdimisht një gjë të tillë andaj Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ka vënë sanksione të ashpra ndaj këtij shteti për shkak të testimeve bërthamore.

Kim ka bërë këto deklarata në një takim me zyrtarë të lartë shtetërorë, që ka nisur këtë javë në kryeqytetin Phenjan.

Sipas tij, Koreja Veriore duhet të përgatitet për përballje, "për të mbrojtur dinjitetin dhe interesat e shtetit, për zhvillim të pavarur”, si dhe për të garantuar një ambient paqësor për sigurinë e verikoreanëve, ka thënë media shtetërore KCNA.

Deklaratat e tij vijnë pasi ai ka pranuar zyrtarisht se situata me ushqim po rëndohet në këtë vend.

Më herët gjatë kësaj jave, liderë të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7), duke përfshirë presidentin Biden, i kanë bërë thirrje Koresë Veriore që të braktisë programin e saj bërthamor dhe t’i rikthehet dialogut.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG