Ndërlidhjet

Biden arrin në Britani, synon rikthimin e bashkëpunimit me aleatët


Presidenti amerikan Joe Biden.
Presidenti amerikan Joe Biden.

Presidenti amerikan Joe Biden ka arritur të mërkurën në Britani të Madhe, duke shënuar udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar si president i Shteteve të Bashkuara.

Gjatë takimeve në këtë udhëtim ai synon të demonstrojë përkushtimin e Uashingtonit për të rikthyer bashkëpunimin me aleatët evropianë si të administratës Biden për aleancën transatlantike.

Pas uljes së aeroplanit më 9 qershor në Royal Air Force Mildenhall, Biden ka takuar personelin e forcave amerikane aty dhe më pas është nisur drejt qytetit Kornuall për të kaluar natën atje.

Më 10 qershor, ai do të takojë kryeministrin britanik Boris Johnson për të ritheksuar lidhjet speciale mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Të premten në Britani të Madhe do të nisë samiti i shtatë vendeve më të industrializuara, G7.

Ky grup përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, plus Bashkimi Evropian.

Liderët e këtyre vendeve do të takohen të shtunën në Kornuall.

Temë kyçe e diskutimit do të jetë rimëkëmbja nga pandemia e koronavirusit, dhe një sistem më i fuqishëm global që mund t’i mbrojë të gjithë nga pandemitë tjera në të ardhmen.

Në këtë samit pritet të diskutohet edhe për çështje klimatike, si dhe ato të tregtisë.

Përveç këtyre takimeve, Biden do të takojë më 16 qershor edhe presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë, në kohën e përshkallëzimit të tensioneve mes Uashingtonit dhe Moskës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG