Ndërlidhjet

Spanja pret sivjet 45 milionë turistë të huaj


Barcelonë, Spanjë
Barcelonë, Spanjë

Spanja pret rreth 45 milionë turistë të huaj këtë vit - që është rreth gjysma e numrit të vizitorëve që vizituan këtë vend në vitin 2019, përpara se të niste pandemia e koronavirusit.

“Ky është një parashikim i kujdesshëm, por realist”, tha ministrja e Turizmit e Spanjës, Reyes Maroto.

Si destinacioni i dytë më i popullarizuar në botë, pas Francës, Spanja regjistroi 83.5 milionë vizitorë të huaj në vitin 2019.

“Spanja është gati të rihapet shumë shpejt”, tha Maroto, teksa nisi fushatën promovuese të verës, e cila u drejtohet kryesisht vizitorëve evropianë.

“Turistët ndërkombëtarë mund të fillojnë t’i planifikojnë pushimet e tyre në Spanjë”.

“Ne jemi duke zhvilluar mjete që do të lejojnë udhëtime të sigurta”, tha Maroto, duke aluduar në pasaportën evropiane të vaksinimit kundër koronavirusit, e cila pritet të jetë funksionale nga muaji qershor.

Në vitin 2020, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit, numri i turistëve të huaj në Spanjë ka rënë për 77 për qind krahasuar me një vit më herët.

Spanja është një nga vendet më të prekura në Evropë nga koronavirusi.

Ajo ka regjistruar mbi 3.5 milionë raste të të infektuarve dhe mbi 79,000 viktima.

Ekonomia spanjolle është thellësisht e varur nga turizmi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG