Ndërlidhjet

Në Maqedoninë e V. arrijnë 200 mijë vaksina nga Kina


Nje grua dhe një burrë pushojnë pas marrjes së vaksinës në një qendër vaksinimi në Shkup.
Nje grua dhe një burrë pushojnë pas marrjes së vaksinës në një qendër vaksinimi në Shkup.

Në Maqedoninë e Veriut të premten kanë mbërritur 200 mijë vaksina kundër sëmundjes COVID-19 të prodhuesit kinez “Sinofarm”.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili së bashkë me ambasadorin kinez, Xhao Sung kishin dalë për të pritur dërgesën në aeroportin e Shkupit, tha se vaksinimi masiv do të nis të martën në Shkup dhe gjashtë qytete tjera.

Sipas tij, në ditë pritet të vaksionohen mes 10 dhe 15 mijë persona.

"Gjithçka po shkon sipas parashikimeve dhe vaksinat po shpërndahen në mënyrë korrekte sipas strategjisë së hartuar”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Vaksina Sinofarm jepet në dy doza dhe ndryshe nga vaksina Pfizer, e cila duhet të ruhet në -70 gradë Celsius, vaksina kineze mund të ruhet edhe në një frigorifer të zakonshëm.

Ministri i Shëndetësisë tha se së shpejti pritet të arrijë edhe një dërgesë prej 500 mijë vaksinave “Sinovak”, rreth 100 doza "Sinofarm", si dhe 26 mijë të tjera nga "Pfizer".

Në Maqedoninë e Veriut deri të premten janë vaksinuar rreth 59 mijë persona ndërsa mbi 207 mijë janë paraqitur për vaksinim.

Tani dy javë Maqedonia e Veriut shënon ulje të numrit të të infektuarve ndërsa me vendim të qeverisë janë miratuar edhe disa masa lehtësuese duke lejuar edhe punën e sektorit të gastronomisë në ambientet e hapura ndërsa është shkurtuar edhe ora policore.

Sa i takon të infektuarve dhe viktimave, deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë bërë mbi 700 mijë teste dhe mbi 151 mijë janë diagnostikuar me COVID-19, prej tyre mbi 132 mijë janë shëruar, rreth 15 mijë janë ende aktiv ndërsa 4.818 persona e kanë humbur jetën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG