Ndërlidhjet

SHBA-ja thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt nga India


India po përballet me situatë kritike të pandemisë.
India po përballet me situatë kritike të pandemisë.

SHBA-ja u tha qytetarëve të saj që të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur nga India, pasi ky vend po përballet me një valë shkatërruese të të infektuarve me koronavirus.

Të enjten, India raportoi për 379.257 raste të reja të të infektuarve, numri më i lartë në botë i regjistruar ndonjëherë brenda një dite.

Ambasada amerikane paralajmëroi qytetarët e saj se "qasja në të gjitha llojet e kujdesit mjekësor po kufizohet shumë".

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Indi zyrtarisht është mbi 200.000, megjithëse ekspertët besojnë se shifra mund të jetë shumë më e lartë. Spitalet e saj janë të mbingarkuara, ndërsa raportohet për mungesa medikamentesh, përfshirë oksigjenin.

Paralajmërimi vjen derisa SHBA-ja tha se po dërgon më shumë se 100 milionë dollarë furnizime në Indi, duke përfshirë gati një milionë teste të COVID-19.

Qeveria indiane ka mirëpritur atë që e quajti një "solidaritet global". Më shumë se 40 vende janë zotuar se do të dërgojnë pajisje të nevojshme urgjente në Indi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG