Ndërlidhjet

Kosova, gati të mbetet pa vaksina


Një punonjëse shëndetësore përgatitet të administrojë vaksinën AstraZeneca në Prishtinë, Kosovë 29 mars 2021.
Një punonjëse shëndetësore përgatitet të administrojë vaksinën AstraZeneca në Prishtinë, Kosovë 29 mars 2021.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë përmes një njoftimi ka thënë se në Qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, nuk do të ketë vaksinime kundër COVID-19 gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët në vijim, pasi janë administruar të gjitha dozat që ka pasur kjo qendër.

“Vaksinimi në këtë qendër do të fillojë kur të arrijnë doza të tjera, derisa në ato komuna (QKMF) ku ka ende doza të pa administruara, vaksinimi do të vazhdojë ditët në vijim, deri në dhënien e të gjitha dozave në dispozicion”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë thotë se deri më tani (23 prill) me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca janë vaksinuar 22.096 persona.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Pra, aktualisht Kosova në dispozion ka vetëm rreth 1.900 doza të vaksinës.

Është thënë që Kosova do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit.

Bashkimi Evropian më 20 prill njoftoi se deri në muajin gusht do të furnizojë Kosovën me 95,000 vaksina kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer/BioNtech në kuadër të një ndihme për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG