Ndërlidhjet

Biden "do të tërheqë trupat amerikane nga Afganistani" deri më 11 shtator


Ilustrim.
Ilustrim.

Presidenti amerikan Joe Biden do të tërheqë të gjitha trupat amerikane nga Afganistani deri në 20-vjetorin e shënimit të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, kanë thënë disa burime nga The Washington Post dhe Reuters.

Ky vendim mund të rezultojë me dhënien fund të luftës më të gjatë të Shteteve të Bashkuara.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin pritet të bëjnë të ditur këtë vendim për aleatët e NATO-s në Bruksel, më 14 prill.

Burimet kanë thënë se edhe vetë Biden mund ta bëjë publik këtë vendim.

Më 2001, forcat e udhëhequra nga SHBA-ja kanë pushtuar Afganistanin dhe kanë rrëzuar regjimin e talibanëve, për shkak të strehimit të Al-Kaidës, grupit ekstremist, i cili ka qenë mbrapa sulmeve terroriste të 11 shtatorit në tokën amerikane.

Si pasojë e sulmit janë vrarë gati 3,000 persona.

Aktualisht në Afganistan janë rreth 2,500 trupa amerikane.

Ato mbështeten nga rreth 7,000 trupa të NATO-s.

Në javët e fundit, Biden ka thënë se vështirë se mund të arrihet afati i fundit për tërheqje të trupave, për arsye logjistike.

Talibanët kanë kërcënuar se do të rikthejnë sulmet kundër trupave të huaja në Afganistan, nëse ato nuk largohen deri më 1 maj.

Ky afat është përcaktuar në marrëveshjen arritur më 2020 në mes të talibanëve dhe administratës së ish-presidentit amerikan Donald Trump, për paqe në Afganistan.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG