Ndërlidhjet

Kosova regjistron 12 viktima dhe 529 raste me COVID-19


Një punonjëse shëndetësore në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Një punonjëse shëndetësore në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Të dielën, Kosova regjistroi 12 viktima dhe 529 raste të reja me sëmundjen COVID-19, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 62, 57 vjeç), Vushtrri 3 raste (79, 71, 68 vjeç), Drenas 1 rast (66 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Kamenicë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (68 vjeç), Rahovec 1 rast (61 vjeç)", thuhet në njoftim.

Rastet e reja me koronavirus dalin pas testimit të 4.413 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Ndërkaq, numri më i lartë i rasteve të reja është regjistruar në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 194 raste.

Gjatë 24 orëve paraprake, 503 pacientë janë shëruar nga COVID-19, që e çon në 82.064 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Kosova ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars, 2020. Që atëherë, në total janë regjistruar 97.996 raste, ku prej tyre 1.988 raste kanë përfunduar me fatalitet.

Raste aktive vazhdojë të jenë 13.944.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG