Ndërlidhjet

Floyd vdiq nga mungesa e oksigjenit, thotë mjeku


Vdekja e George Floydit në duart e policisë ka shkaktuar protesta globale kundër racizmit.
Vdekja e George Floydit në duart e policisë ka shkaktuar protesta globale kundër racizmit.

Afrikano-amerikani George Floyd vdiq nga mungesa e oksigjenit gjatë arrestimit të tij, tha një mjek që mori pjesë në gjyqin e ish-policit Derek Chauvin, në Mineapolis të SHBA-së.

Duke kundërshtuar mbrojtjen, dr Martin Tobin tha se fentanili - një lloj droge - nuk e shkaktoi vdekjen.

Tobin tha se edhe “një person i shëndetshëm do të kishte vdekur”.

Chauvin, polic i bardhë, është filmuar duke shtypur Floydin me gju në qafë, për më shumë se nëntë minuta, gjatë arrestimit të tij në muajin maj.

Chauvin është në gjyq për vrasje, por ai i ka mohuar akuzat kundër tij.

Pamjet e shpërndara në internet, ku Chauvin shihet duke shtypur Floydin, ndërsa Floyd dëgjohet duke thënë se nuk mund të marrë frymë, kanë shkaktuar protesta globale kundër racizmit.

Gjyqi është në javën e tij të dytë dhe pritet të zgjasë së paku një muaj.

Mbrojtja pritet të fillojë të argumentojë javën e ardhshme.

Chauvin përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje pa paramendim.

Dënimi maksimal me të cilin mund përballet ai, është 40 vjet burgim.

Avokatët e tij pritet të argumentojnë se Chauvin nuk kishte qëllim ta dëmtonte viktimën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG