Ndërlidhjet

SHBA-ja nuk pret pikë kthese të hershme në negociatat me Iranin


Flamuri amerikan dhe ai i Iranit.
Flamuri amerikan dhe ai i Iranit.

Shtetet e Bashkuara presin që bisedimet, të cilat nisin më 6 prill, për ringjallje të marrëveshjes bërthamore me Iranin, të jenë “të vështira” dhe nuk parashohin ndonjë pikë kthese të hershme.

Zyrtarët amerikanë dhe ata iranianë pritet të nisin takimet në Vjenë – përpjekjen e parë serioze për të ringjallur marrëveshjen – derisa zyrtarët evropianë pritet të veprojnë si ndërmjetësues.

Irani ka hedhur poshtë diskutimet bilaterale ballë për ballë, dhe javën e kaluar ka mohuar raportimet se negociatorët e të dyja vendeve do të zhvillojnë negociata indirekte.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price ka thënë më 5 prill se Shtetet e Bashkuara nuk e “nënvlerësojnë shkallën e sfidave përpara”.

“Këto janë ditët e para”, ka thënë Price.

“Ne nuk presim ndonjë pikë të hershme kthese, pasi këto diskutime do të jenë të vështira”.

Sipas marrëveshjes, Iranit i janë lehtësuar sanksionet ekonomike, në këmbim të heqjes dorë nga programi bërthamor.

Më 2018, Shtetet e Bashkuara janë tërhequr njëanshëm nga marrëveshja, nën udhëheqësinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka rikthyer sanksionet ndaj Iranit.

Teherani, në anën tjetër, është përgjigjur duke hequr dorë nga përkushtimet e bëra në marrëveshjen bërthamore, duke përfshirë rritjen e pasurimit të uraniumit.

Presidenti amerikan Joe Biden ka dhënë shenja se ka gatishmëri për të ringjallur marrëveshjen, mirëpo administrata e tij ka thënë se Irani fillimisht duhet t’iu kthehet përkushtimeve bërthamore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG