Ndërlidhjet

MSH: Janë vaksinuar 700 punëtorë shëndetësorë


Një punëtore shëndetësore imunizohet me vaksinën kundër koronavirusit në sallën "1 tetori" në Prishtinë.
Një punëtore shëndetësore imunizohet me vaksinën kundër koronavirusit në sallën "1 tetori" në Prishtinë.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të shtunën mbi 700 profesionistë shëndetësor dhe nëpunës të institucioneve shëndetësore publike janë imunizuar me vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19.

"Fushata për vaksinimin e profesionistëve shëndetësor do të vazhdoj me intensitet më të shtuar edhe gjatë ditëve në vijim", thuhet në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, të postuar në rrjetin social Facebook.

Kosova ka nisur të hënën fushatën e imunizimit kundër koronavirusit. Grupi i parë që po vaksinohen janë punonjësit shëndetësorë, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se pas tyre do të vaksinohen personat e moshuar dhe ata më sëmundje të rënda.

Më 28 mars, Kosova pranoi 24.000 dozat e para të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, njoftoi të martën se Kosova do të furnizohet me 76.800 doza shtesë të vaksinës kundër COVID-19 gjatë muajit maj.

Në total, Kosova do të marrë falas nga COVAX-i 100.800 doza të vaksinës.

Autoritetet kanë thënë se janë në bisedime që të sigurojë edhe vaksina të tjera.

Në Kosovë të shtunën janë regjistruar edhe 12 raste të vdekjes nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusit i ri. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 777 raste të reja me COVID-19, nga 4.143 mostra të testuara. Bazuar në këto shifra, nga numri i testimeve të kryera, 18 për qind kanë rezultuar pozitive.

Nga sëmundja janë shëruar edhe 566 pacientë ndërsa raste aktive janë 14.101.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG