Ndërlidhjet

Irani refuzon të ulë nivelin e pasurimit të uraniumit


Një flamur iranian afër një rakete gjatë një stërvitje ushtarake, me pjesëmarrjen e njësive të Mbrojtjes Ajrore të Iranit, 19 tetor 2020.
Një flamur iranian afër një rakete gjatë një stërvitje ushtarake, me pjesëmarrjen e njësive të Mbrojtjes Ajrore të Iranit, 19 tetor 2020.

Irani nuk do të ndalojë aktivitetet e tij të pasurimit të uraniumit, derisa Shtetet e Bashkuara të shfuqizojnë sanksionet, ka thënë një zyrtar i lartë, raporton televizioni shtetëror iranian.

Mediat amerikane kanë raportuar se Uashingtoni planifikon të ofrojë një propozim të ri për bisedime.

Raporti i televizionit iranian citoi zyrtarin të thoshte se Teherani do të vazhdojë të shkelë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore nëse Shtetet e Bashkuara nuk heqin sanksionet.

"Uashingtonit po i mbaron koha me shpejtësi", ka thënë ky zyrtar. Irani po hyn në periudhën e fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen në qershor.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, po bën përpjekje që të përfshij Iranin në bisedime në mënyrë që të dyja palët të rifillojnë angazhimet në pajtim me marrëveshjen bërthamore ndërkombëtare. Marrëveshja siguroi lehtësime për sanksionet ndaj Iranit në këmbim të kufizimeve në programin e tij bërthamor.

Irani thotë se program i tij bërthamor është për qëllime të energjisë. Ish-presidenti amerikan tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga pakti më 2018 dhe vendosi përsëri sanksione ekonomike shkatërruese ndaj Iranit.

Teherani u përgjigj duke shkelur disa nga kufizimet bërthamore të marrëveshjes, duke përfshirë një kufi prej 3.67 për qind të pastërtisë së uraniumit.

Muajin e kaluar, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike konfirmoi se Irani po pasuronte uranium deri në 20 për qind dhe se rezervat e tij kishin arritur 14 herë kufirin e vendosur nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG