Ndërlidhjet

OBSH kundërshton pabarazinë në shpërndarjen e vaksinave


Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u shpreh kundër zgjerimit të hendekut në furnizimin me vaksina kundër COVID-19, mes vendeve të pasura dhe atyre të varfëra.

"Hendeku midis vendeve të pasura dhe numrit të vaksinave të administruara përmes COVAX në vendet e varfëra, po rritet çdo ditë", tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Për aq kohë sa virusi do të vazhdojë të përhapet, njerëzit do të vazhdojnë të vdesin, tregtia dhe udhëtimet do të vazhdojnë të çrregullohen ndërsa rimëkëmbja ekonomike do të vonohet", tha ai gjatë një konference virtuale të organizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe për të adresuar imunizimin global.

Tedros kishte bërë thirrje që të gjitha vendet të fillojnë vaksinimin brenda 100 ditëve të para të vitit, por 36 vende ende nuk janë furnizuar me asnjë dozë të vetme.

Gjashtëmbëdhjetë prej tyre është planifikuar të marrin dozat e tyre të para përmes programit COVAX brenda dy javëve të ardhshme, por 20 vendet tjera ende duhet të presin.

Kosova merr 24.000 vaksinat e para
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:22 0:00

Agjencia UNICEF u bëri thirrje vendeve më të pasura të sigurojnë shpërndarje të drejtë të vaksinave, duke shtuar se 510 milionë dollarë nevojiten për të mbështetur shpërndarjen në të gjithë botën.

"Na duhet ndihmë", tha shefja e UNICEF-it, Henrietta Fore.

Nisma COVAX pritej të shpërndante rreth 238 milionë doza nëpër botë, deri në fund të majit. Por, deri më tani ka shpërndarë më shumë se 32 milionë doza.

Skema COVAX udhëhiqet nga OBSH-së, aleanca e vaksinave Gavi dhe Koalicioni për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike dhe ka për qëllim ndihmën e furnizimit të vendeve të varfëra.

Koronavirusi i ri ka vrarë gati 2.8 milionë njerëz në botë, që nga shpërthimi i tij në Kinë në dhjetor të vitit 2019.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG