Ndërlidhjet

Kosova regjistron 10 viktima dhe 836 të infektuar me koronavirus


Një qendër testimi për koronavirus në Prishtinë.
Një qendër testimi për koronavirus në Prishtinë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)ka regjistruar të enjten 10 viktima me koronavirus.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (71, 72, 73 vjeç), Deçan 1 rast (45 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Kaçanik 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç) dhe Viti 1 rast (79 vjeç)", është thënë në njoftim.

Në 24 orët e fundit janë identifikuar 836 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 4.133 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Më 25 mars, sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, e kanë mposhtur 700 persona, derisa aktive janë 12.934 raste.

Prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 85.334 raste të infektimit.

Prej tyre 1.813 kanë vdekur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG