Ndërlidhjet

Zgjedhjet në Izrael nuk prodhojnë fitues të qartë


Një qendër votimi në Jerusalem.
Një qendër votimi në Jerusalem.

Exit pollet në Izrael tregojnë se nuk ka fitues të qartë të zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën të martën.

Sondazhet e tre stacioneve kryesore televizive tregojnë se Benjamin Netanyahu, i cili synon të zgjasë dominimin e tij 12-vjeçar si kryeministër, dhe aleatët e tij fetarë dhe nacionalistë kanë fituar 53-54 ulëse në Parlamentin me 120 vende.

Kundërshtarët e tij pritet të fitojnë 59 ulëse, ndërsa partia Yamina e Naftalu Bennettit 7 ose 8.

Nëse rezultatet përfundimtare janë në përputhje me parashikimet, të dyja palët do të duhet t'i drejtohen Bennettit për të formuar një shumicë prej së paku 61 ulësesh.

Bennett, i cili ndjek një ideologji të ashpër nacionaliste si Netanyahu, ka sinjalizuar se do të ishte i hapur për bashkëpunim me rivalët e tij, nëse i jepet shansi për t’u bërë kryeministër.

Zgjedhjet e së martës në Izrael ishin të katërtat në dy vjet.

Tri palë zgjedhjet e kaluara janë pasuar me bisedime të vështira për formimin e koalicionit.

Të fundit u zhvilluan vetëm dy javë përpara gjykimit të Netanyahut për akuzat për korrupsion dhe ryshfet, të cilat vetë ai i mohon.

Në fushatë, Netanyahu ka shfrytëzuar suksesin e tij në vaksinimin e popullsisë kundër koronavirusit.

Rreth gjysma e izraelitëve janë imuniziuar plotësisht.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG