Ndërlidhjet

IKSHPK: 16 të vdekur dhe 827 raste të reja me COVID-19


Një infermiere brenda Njësisë së Kujdesit Intensiv viziton një pacient me COVID-19 në Klinikën për Sëmundje Infektive gjatë pandemisë në vazhdim të koronavirusit, në Prishtinë, 21 shtator, 2020.
Një infermiere brenda Njësisë së Kujdesit Intensiv viziton një pacient me COVID-19 në Klinikën për Sëmundje Infektive gjatë pandemisë në vazhdim të koronavirusit, në Prishtinë, 21 shtator, 2020.

Të hënën në Kosovë janë shënuar edhe 16 viktima nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 1.776.

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se janë regjistruar edhe 827 raste të reja me koronavirus, bazuar në 5.049 mostra të testuara.

Sëmundjen e kanë mundur 518 pacientë.

Që nga mesi i muajit mars të vitit 2020, në Kosovë janë regjistruar 83.012 raste me koronavirusin e ri, prej të cilëve 68.601 janë shëruar.

IKSHPK raporton se aktualisht janë 12.635 raste aktive.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG