Ndërlidhjet

SHBA-ja konfirmon sigurinë e AstraZeneca-s


Një dozë e vaksinës AstraZeneca.
Një dozë e vaksinës AstraZeneca.

Shtetet e Bashkuara konfirmuan se vaksina AstraZeneca kundër koronavirusit është e sigurt dhe shumë efektive.

Mbi 32,000 vullnetarë kanë marrë pjesë në testimin që ka bërë SHBA-ja, shumica e tyre në Amerikë, por edhe në Kili dhe Peru.

Rezultatet e publikuara të hënën tregojnë se AstraZeneca është 79 për qind efektive kundër sëmundjes simptomatike nga koronavirusi dhe 100 për qind efektive në parandalimin e njerëzve nga të sëmurët rëndë.

Rezultatet u publikuan nga kompania britanike/suedeze AstraZeneca, e cila ka zhvilluar vaksinën në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.

Ato pritet t’i inkurajojnë disa vende të Bashkimit Evropian, të cilat kanë pezulluar përdorimin e AstraZeneca-s, pas disa raporteve se vaksina shkakton mpiksje gjaku.

Pas një rishikimi, Agjencia Evropiane e Barnave ka konfirmuar javën e kaluar se vaksina është e sigurt dhe efektive.

AstraZeneca nuk është autorizuar ende për përdorim në SHBA dhe mund të mos nevojitet.

Në SHBA aktualisht përdoren tri vaksina kundër koronavirusit: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson&Johnson.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG