Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)ka regjistruar të premten tetë viktima me koronavirus.
"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (64, 77 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (64 vjeç), Obiliq 1 rast (84 vjeç), Rahovec 1 rast (72 vjeç), Shtime 1 rast (68 vjeç), Viti 1 rast (69 vjeç)", është thënë në njoftim.
Në 24 orët e fundit janë identifikuar 828 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 5.102 mostrave në institucionet publike dhe ato private.
Më 19 mars, sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, e kanë mposhtur 744 persona, derisa aktive janë 11.812 raste.
Prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 80.621 raste të infektimit.
Prej tyre 1.744 kanë vdekur.