Ndërlidhjet

AI: Kina po dërgon fëmijët ujgurë në jetimore


Një protestë kundër trajtimit që po u bën Kina ujgurëve.
Një protestë kundër trajtimit që po u bën Kina ujgurëve.

Kina po ndan me forcë familjet ujgure, duke i dërguar fëmijët në jetimore shtetërore, thotë grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International.

Në një raport të ri, Amnesty International i ka bërë thirrje Kinës që të lirojë të gjithë fëmijët ujgurë që po mbahen në jetimore, pa pëlqimin e familjeve të tyre.

Kjo organizatë ka biseduar me prindërit, që kanë lënë fëmijët e tyre me familjarët në Kinë, kur ata u detyruan që të largohen nga vendi.

Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se Kina ka ndaluar mbi një milion ujgurë, transmeton BBC.

Qeveria kineze po ashtu është përballur me akuza për shkeljen e të drejtave të ujgurëve dhe minoriteteve të tjera myslimane, përfshirë edhe punën e detyrueshme, sterilizimin, abuzim seksual.

Kina mohon se i mban ujgurët në qendra të ndalimit në rajonin Xinjiang në veriperëndim të Kinës. Pekini thotë se këto janë kampe të “riedukimit” dhe se këto qendra po përdoren për të luftuar terrorizmin.

Për shkak se Kina ka vendosur kufizime të ashpra në rajonin Xinjian, Amensty International e ka pasur të mundur që të kontaktojë ujgurët që gjenden në këtë rajon. Por, kjo organizatë ka intervistuar ujgurët që kanë ikur nga Kina, para se Pekini të intensifikonte represionin ndaj kësaj pakice më 2017.

Mihriban Kader dhe Ablikim Memtinin u larguan për në Itali nga Xinjiangu më 2016 për shkak të represionit. Ata kanë treguar për AI se kanë lënë pas katër fëmijë, në përkujdesjen e gjyshërve të tyre, por gjyshja, sipas tyre është dërguar në një qendër ndalimi, ndërkaq gjyshi është marr në pyetje nga policia.

“Familjarët e tjerë nuk kanë dashur që të përkujdesen për fëmijët e mi, pas asaj që u ndodhi prindërve”, tha Mihriban për Amnesty. “Ata kanë frikë se gjithashtu do të dërgohen në kampe”.

Në nëntor të vitit 2019, Mihriban dhe Ablikim kanë marr leje nga Qeveria italiane që të marrin fëmijët e tyre nga Kina, por autoritetet kineze, kanë thënë ata, i kanë dërguar fëmijët në jetimore të udhëhequra nga shteti.

“Tani fëmijët e mi janë në dorën e Qeverisë kineze dhe unë nuk jam e sigurt se do të mund t’i shoh më”, thotë Mihriban.

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Holanda kanë thënë se Kina po kryen gjenocid ndaj ujgurëve etnikë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG