Ndërlidhjet

Kosova regjistron pesë viktima dhe 704 të infektuar me koronavirus


Një pacient duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas infektimit me koronavirus.
Një pacient duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas infektimit me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)ka regjistruar të enjten pesë viktima me koronavirus.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Pejë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (56 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (71 vjeç)", është thënë në njoftim.

Në 24 orët e fundit janë identifikuar 704 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 4.291 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Më 18 mars, sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, e kanë mposhtur 342 persona, derisa aktive janë 11.736 raste.

Prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 79.793 raste të infektimit.

Prej tyre 1.736 kanë vdekur.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi ka thënë të enjten se situata me pandeminë e koronavirusit është duke u rënduar në Kosovë, nga dita në ditë.

“Ne po shohim çdo ditë numër më të madh të pacientëve që po kërkojnë hospitalizim. Sot kemi 780 pacientë në shtatë spitalet e përgjithshme dhe në klinikat COVID, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas tij 36 pacientë janë në gjendje kritike dhe po trajtohen në repartin e kujdesit intensiv, derisa mbi 500 pacientë janë në oksigjenoterapi të vazhdueshme.

Ai ka thënë se në Komitetin për menaxhimin e pandemisë, në nivel të SHSKUK-së, është vendosur se do t’i dërgohet një shkresë Qeverisë në detyrë të Kosovës, që të shqyrtojë mundësitë për zgjerim të kapaciteteve tjera alternative.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG