Ndërlidhjet

EMA: Nuk ka shenja që vaksina AstraZeneca shkakton sëmundje


Doza të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit.
Doza të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha të mërkurën se deri më tani nuk ka dëshmi që e lidhin vaksinën kundër koronavirusit AstraZeneca me sëmundjet e dy personave të vaksinuar në Austri - njëri prej të cilëve vdiq pas vaksinimit.

Autoriteti kombëtar shëndetësor i Austrisë e pezulloi përdorimin e këtyre vaksinave, pasi një person që u vaksinua, u diagnostikua me trombozë të shumëfishtë dhe vdiq, ndërsa një tjetër u shtrua në spital me emboli pulmonare.

“Aktualisht, nuk ka asnjë indikacion që vaksinimi i ka shkaktuar këto kushte, të cilat nuk renditen si efekte anësore të kësaj vaksine”, tha Agjencia Evropiane e Barnave.

“Edhe pse defekti i cilësisë konsiderohet i pamundur në këtë fazë, cilësia e serisë është duke u hetuar”, thuhet në deklaratë.

Austria njoftoi të dielën se ka pezulluar vaksinimin me AstraZeneca si masë paraprake.

AstraZeneca, kompani britanike-suedeze, tha se të gjitha vaksinat e saj iu nënshtrohen kontrolleve të rrepta dhe rigoroze të cilësisë dhe se ajo nuk ka “konfirmuar efekte serioze anësore të lidhura me vaksinën”.

AstraZeneca tha se është në kontakt me autoritetet austriake dhe se do t’i mbështesë plotësisht hetimet.

BE-ja e ka miratuar vaksinën e AstraZeneca-s në fund të janarit, duke thënë se ajo është efektive dhe e sigurt për t'u përdorur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë dritën jeshile për përdorimin emergjent të saj në mes të shkurtit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG