Ndërlidhjet

Gjermania rekomandon vetëm një dozë të AstraZenecas për të shëruarit nga COVID-19


Një pako me vaksina kundër koronavirusit të kompanisë britanike, AstraZeneca.
Një pako me vaksina kundër koronavirusit të kompanisë britanike, AstraZeneca.

Komisioni për vaksina në Gjermani tha të enjten se personat që e kanë kaluar sëmundjen COVID-19, duhet të marrin vetëm një dozë të vaksinës së prodhuar nga kompania britanike, AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it.

Ky vendim pritet që mundësojë që më shumë njerëz të vaksinohen kundër koronavirusit, teksa shtetet po përballen me mungesë të dozave të vaksinave.

Një dozë e AstraZenecas duhet t’i administrohet një pacienti që është diagnostikuar me COVID-19 gjashtë muaj më parë, tha Komisioni i përhershëm i vaksinave, përmes një deklarate për media.

Gjermania është përballur me një refuzim të qytetarëve për të marrë vaksinën e AstraZenecas, pasi gjatë studimeve klinike për këtë vaksinë, nuk kanë qenë të përfshirë personat mbi 65 vjeç.

Kjo ka bërë që disa udhëheqës të landeve gjermane të bëjnë thirrje që vaksina e AstraZenecas t’u jepet të rinjve.

Sipas të dhënave preliminare, Vaksina AstraZenecas është 63.9 për qind efikase kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Që prej fillimit të pandemisë COVID-19, Gjermania ka regjistruar mbi 2.4 milionë raste me këtë sëmundje, thuhet në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG