Ndërlidhjet

Biden premton vaksina për të gjithë deri në fund të majit


Presidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Shtetet e Bashkuara, deri në fund të majit, do të kenë vaksina të mjaftueshme kundër koronavirusit, për secilin të rritur, tha presidenti amerikan, Joe Biden.

Ai tha se vaksinimi duhet të zgjerohet dhe njerëzit të binden për t’u vaksinuar.

“Kemi nevojë për vaksinues, njerëz që i vendosin vaksinat në krahët e njerëzve, në krahët e miliona amerikanëve”, tha Biden.

Ai po ashtu paralajmëroi se njerëzit duhet “të mbeten vigjilentë”, sepse, siç tha, “kjo luftë është larg përfundimit”.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi.

Mbi 28 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 516,000 kanë vdekur.

Që nga fillimi i vitit ka pasur rënie të ndjeshme të rasteve të konfirmuara në ditë: nga 300,000, sa ka qenë kulmi më 8 janar, shifra tani sillet në rreth 68,000 në ditë.

Megjithatë, kjo rënie është zvogëluar gjatë javës së kaluar, çfarë ka nxitur frikë për një vale tjetër.

Në SHBA janë dhënë mbi 76 milionë doza të vaksinave, që kanë mbuluar rreth 15.3 për qind të popullatës.

Këtë javë, autoritetet shëndetësore kanë miratuar për përdorim edhe vaksinën e tretë Johnson & Johnson. Dy vaksinat tjera që përdoren në SHBA janë Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG