Ndërlidhjet

Ekspertet e OKB-së kërkojnë hetim ndërkombëtar të rastit Navalny


Aleksei Navalny në një seancë gjyqi.
Aleksei Navalny në një seancë gjyqi.

Dy eksperte të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut kërkuan që të zhvillohen hetime ndërkombëtare për helmimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, duke thënë se provat tregojnë për “përfshirjen shumë të mundshme” të zyrtarëve të Qeverisë ruse.

Përmes një deklarate të përbashkët, Agnes Callamard, eksperte për ekzekutime arbitrare dhe pa gjyq, dhe Irene Khan, eksperte për lirinë e mendimit dhe shprehjes, kërkuan po ashtu “lirimin e menjëhershëm” të Navalnyt nga burgu.

“Duke pasur parasysh përgjigjen joadekuate të autoriteteve vendase, përdorimin e armëve të ndaluara kimike dhe modelin e dukshëm të përpjekjeve për vrasje, ne besojmë se hetimet ndërkombëtare duhet të kryhen si një çështje urgjente, në mënyrë që të përcaktohen faktet dhe të sqarohen të gjitha rrethanat në lidhje me helmimin e Navalnyt”, thanë Callamard dhe Khan.

Sipas tyre, helmimi i Navalnyt “ishte pjesë e një trendi të vrasjeve të paligjshme dhe vrasjeve në tentativë të kritikëve brenda dhe jashtë vendit”.

Navalny, 44 vjeç, kritik i presidentit rus, Vladimir Putin, është arrestuar më 17 janar në Moskë, pasi është kthyer nga trajtimi mjekësor në Gjermani.

Ai është helmuar në muajin gusht me një agjent nervor.

Navlny ka thënë se sulmi kundër tij është urdhëruar nga Putini, por Kremlini e ka mohuar përfshirjen.

Ndalimi i tij ka shkaktuar zemërim në të gjithë Rusinë dhe pjesën më të madhe të Perëndimit. Dhjetëra mijëra rusë kanë protestuar në rrugë më 23 dhe 31 janar.

Një gjykatë ruse ka konstatuar më 2 shkurt se Navalny është fajtor për shkelje të dënimit me kusht, në lidhje me një rast të mëhershëm të përvetësimit të fondeve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG