Ndërlidhjet

BE zotohet se do të përshpejtojë vaksinimin


Selia e Komisionit Evropian në Bruksel
Selia e Komisionit Evropian në Bruksel

Udhëheqës të Bashkimit Evropian u zotuan se do të përshpejtojnë prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit.

Të mbledhur në një samit virtual të enjten mbrëma, ata po ashtu diskutuan për idenë e një “certifikate të vaksinës”, që do t’iu jepte njerëzve përfitime të veçanta, të tilla si udhëtimi, ngrënia në restorante ose shkuarja në kinema.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha në një konferencë për media se në mesin e vendeve anëtare ka “gjithnjë e më shumë pajtim për një skemë të tillë, e cila mbështetet sidomos nga vendet që varen nga turizmi.

Por, Michel tha se prioritet kryesor tani mbetet përshpejtimi i shpërndarjes së vaksinave.

Video:

Gara botërore për vaksinim
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:05:29 0:00

Bashkimi Evropian është përballur me kritika për fushatë të ngadalshme vaksinimi.

Zyrtarët evropianë kanë thënë se kanë hasur në pengesa me furnizim.

Me gjithë përparimin e ngadalshëm, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se blloku ende synon të vaksinojë 70 për qind të të rriturve - rreth 255 milionë njerëz - deri në shtator.

“Ky është një qëllim që ne kemi besim se do ta arrijmë”, tha ajo.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, paralajmëroi se vendet duhet të jenë të përgatitura “për të bërë vaksina për shumë vite që vijnë”, për shkak të mutacioneve në zhvillim të koronavirusit.

Koronavirusi ka prekur mbi 112.9 milionë njerëz në botë. Prej tyre, mbi 2.5 milionë kanë vdekur dhe mbi 63.7 milionë janë shëruar.

Në Bashkimin Evropian, vendet me numrin më të lartë të të infektuarve janë: Franca, Spanja dhe Italia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG