Ndërlidhjet

Kosova regjistron tri viktima dhe 260 raste me koronavirus


Pamje nga një qendër testimi për koronavirus në Prishtinë.
Pamje nga një qendër testimi për koronavirus në Prishtinë.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të hënën 260 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 3,104 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar tri viktima me këtë virus.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (68 vjeç)", është thënë në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, të hënën janë shëruar 190 persona, derisa raste aktive janë 6,706.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 66,640 persona të infektuar me këtë virus.

Prej tyre, 1,575 pacientë kanë vdekur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG