Ndërlidhjet

Qipro akuzon Turqinë për rritjen e numrit të azilkërkuesve


Migrantë në provincën turke Edirne, në kufi me Greqinë.
Migrantë në provincën turke Edirne, në kufi me Greqinë.

Qiproja akuzoi Turqinë për krijimin e një rruge të re për migrantët, e cila ka ngarkuar këtë vend me përqindjen më të lartë të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian.

Në muajt e fundit, Qipro është përballur me rritje të numrit të azilkërkuesve. Ky vend është anëtar i Bashkimit Evropian që nga viti 2004.

"Turqia është origjina e shumicës së flukseve të azilkërkuesve. Ky vend nuk po arrin të zbatojë të gjitha marrëveshjet në lidhje me migrimin drejt Qipros", tha Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme e Qipros, në një deklaratë të përbashkët, raporton AFP.

Deklarata i bëri thirrje Komisionit Evropian dhe organizatave ndërkombëtare të ndihmojnë vendin për të ndaluar flukset e paligjshme të migrantëve dhe për të siguruar kthimet e ligjshme.

Rreth 3.6 milionë refugjatë sirianë gjenden në Turqi.

Në vitin 2016, Bashkimi Evropian arriti marrëveshje me Turqinë për ndaljen e rrjedhës së migrantëve në Evropë. Ankaraja kishte marrë përsipër të pranonte përsëri migrantët që nuk kishin të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare, në këmbim të miliarda eurove ndihmë.

BE-ja në dhjetor të vitit 2020 tha se i kishte ndarë Turqisë gjashtë miliardë euro të premtuara në vitin 2016. Paratë e BE-së janë caktuar për projekte të veçanta sociale brenda Turqisë për të ndihmuar refugjatët dhe ato nuk do t'i paguhen drejtpërdrejt qeverisë turke.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG