Senatori amerikan, Bob Dole, njoftoi se është diagnostikuar me kancer në mushkëri.
Në një postim në Twitter, Dole tha se do të nisë trajtimin të hënën.
“Derisa kam disa vështirësi përpara, unë gjithashtu e di se iu bashkohem miliona amerikanëve që përballen me sfida të konsiderueshme shëndetësore”, tha Dole.
Dole ka udhëhequr një delegacion të Shteteve të Bashkuara në Kosovë në vitin 1990.
Në muajin gusht të vitit të kaluar, busti i tij është vendosur në Prishtinë.
Përmes një video-mesazhi, senatori Dole ka shprehur mirënjohje për inaugurimin e bustit.
“Më vjen keq që nuk mund të jem me ju në inaugurimin e bustit, më kujton kohën e para 30 vjetëve. Tridhjetë vjet kemi punuar për të krijuar një shtet të fortë dhe shpresoj se do të vazhdoni të punoni për t'u bërë edhe më të fortë", ka thënë Dole.
Video: