Ndërlidhjet

Kurti, Kosnett diskutojnë për mundësinë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett. Foto nga arkivi.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett. Foto nga arkivi.

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar të martën se lideri i kësaj partie Albin Kurti, është takuar të martën me ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett, me ç'rast kanë diskutuar për mundësinë e thellimt të marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ky subjekt politik ka thënë se Kurti, ka shprehur bindjen gjatë takimit, se Kosova do ta ketë shpejt qeverinë e re.

Mes tjerash në takim, Kurti është cituar t’i ketë thënë Kosnettit se në të ardhmen Kosova do të ketë mundësi të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara në projekte që “ndihmojnë shtetndërtimin demokratik, zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve tona”.

Ambasadori Kosnett, në anën tjetër, ka thënë përmes një postimi në Twitter se ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitore në zgjedhjet e 14 shkurtit, derisa në takim është diskutuar për rrugën përpara të Kosovës.

“Ne u bëjmë thirrje partive që të punojnë shpejt për të krijuar një qeveri dhe parlament, që u shërbejnë të gjithë qytetarëve dhe adresojnë të gjitha sfidat”, ka deklaruar Kosnett.

Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi rreth 48 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.35 për qind.

E treta është radhitur Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.18 për qind dhe në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.42 për qind.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG