Ndërlidhjet

Më pak politikë në Facebook


Hijet e disa njerëzve përpara logos së Facebook.
Hijet e disa njerëzve përpara logos së Facebook.

Kompania Facebook njoftoi të mërkurën se do të publikojë më pak lajme politike. Kjo masë është në përputhje me planin e shefit të kompanisë, Mark Zuckerberg për të ulur përmbajtjen tendencioze. Rrjeti më i madh social tha se do të fillonte testimin e algoritmave të ndryshuar "për një përqindje të vogël të njerëzve" në Kanada, Brazil dhe Indonezi këtë javë dhe Shtetet e Bashkuara në javët e ardhshme.

"Gjatë këtyre testeve fillestare do të shqyrtojmë mënyra të ndryshme për të renditur përmbajtjen politike”, tha njëra ndër menaxheret në Facebook, Aastha Gupta.

Ndryshimi nuk do të ndikojë në informacionin në lidhje me pandeminë e COVID-19 dhe përmbajtjen nga organizatat globale të shëndetit ose nga agjencitë zyrtare qeveritare.

"Një reagim i rëndomtë që e dëgjojmë është se njerëzit nuk duan që përmbajtja politike të mbizotërojë News Feed-in e tyre", tha Gupta.

Vendimi vjen në përiudhën kur Facebook dhe platformat tjera sociale po përballen me kritika për mundësinë e keqinformimit dhe manipulimit politik, veçanërisht gjatë periudhave të zgjedhjeve.

Zuckerberg tha muajin e kaluar se Facebook po kërkon të "ulë temperaturën" në platformën e tij të gjerë duke zvogëluar llojin e bisedave politike përçarëse dhe tendencioze.

"Ne ende do t'u mundësojmë njerëzve që të përfshihen në grupe politike dhe diskutime nëse duan", pati thënë Zuckerberg.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG