Ndërlidhjet

Facebook rrit përpjekjet për të luftuar dezinformimin


Ilustrim.
Ilustrim.

Kompania Facebook tha të hënën tha se ka shtuar përpjekjet për të ndaluar keqinformimin në lidhje me vaksinat kundër COVID-19. Facebook do të shënjestrojë grupet të cilat vazhdimisht përhapin dezinformim për koronavirusin dhe vaksinat.

Ka disa muaj që Facebook po lufton dezinformimin duke iu japur përparësi këshillave shëndetësore nga agjenci të besueshme, mirëpo prej datës 8 shkurt do ta zgjerojë këtë fushatë.

Grupet ose llogaritë që ndajnë dezinformata të tilla mund të hiqen plotësisht nga rrjeti social, paralajmëroi Facebook.

Përgjegjësve të grupeve në rrjetin social iu kërkua që fillimisht të miratohen postimet e anëtarëve të prirur për përhapjen e informacionit të rremë.

Në rrjetin tjetër social, Instagram që është në pronësi të Facebook, llogaritë e personave që dekurajojnë vaksinimin do të jenë më të vështira për t'u gjetur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG