Ndërlidhjet

Netanyahu deklarohet i pafajshëm për akuzat për korrupsion


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u deklarua i pafajshëm për akuzat për korrupsion.

“E konfirmoj përgjigjen me shkrim të paraqitur në emrin tim”, tha Netanyahu të hënën para gjykatës në Jerusalem.

Ai iu referua një dokumenti që avokatët e tij ia kanë dhënë gjykatës.

Në të, avokatët kanë argumentuar se Netanyahu nuk është fajtor për akuzat për ryshfet, thyerje të besimit dhe mashtrim.

Netanyahu akuzohet për pranimin e dhuratave nga miqtë e pasur dhe për kërkimin e favoreve për manjatët e mediave, në këmbim të një mbulimi më të favorshëm.

Ai e ka cilësuar ndjekjen e tij penale si gjueti shtrigash.

Gjykimi ka nisur nëntë muaj më herët, por është shtyrë vazhdimisht për shkak të masave kundër koronavirusit.

Në atë kohë, Netanyahu ka formuar koalicionin qeveritar me rivalin e tij në zgjedhje, Benny Gantz, por ai koalicion është prishur në dhjetor.

Si rezultat, Izraeli do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare më 23 mars - të katërtat të tilla në më pak se dy vjet.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG