Ndërlidhjet

Guterres: Vaksinat, provë morale për botën


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se trajtimi i pandemisë vdekjeprurëse të koronavirusit është prioritet kryesor për vitin 2021 dhe shtoi se vaksinat kundër tij shërbejnë si “prova e parë e madhe morale” për botën”.

Duke folur para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Guterres tha se derisa shkenca po arrin sukses, “solidariteti është duke dështuar”.

Sipas tij, vaksinat janë duke arritur shpejt vetëm në disa vende, ndërsa më të varfrat nuk kanë asnjë.

“Nëse virusi lejohet të hapet si zjarr në jugun global, ai do të krijojë mutacione në mënyrë të pashmangshme, do të bëhet më vdekjeprurës dhe, përfundimisht, më rezistent ndaj vaksinave”, tha Guterres.

Ai bëri thirrje për më shumë burime për COVAX-in, një aleancë e udhëhequr nga Kombet e Bashkuara që synon ndarje të barabartë të vaksinave midis vendeve të pasura dhe të varfra.

Guterres tha se prioritetet e tjera urgjente këtë vit përfshijnë rimëkëmbjen gjithëpërfshirëse ekonomike, luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe forcimin e të drejtave të njeriut.

Ai e cilësoi 2020-ën si “vit të vdekjes, katastrofës dhe dëshpërimit”, por tha se mund të bëhen ndryshime.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG