Ndërlidhjet

Biden nënshkruan urdhra ekzekutivë për klimën dhe mjedisin


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në Zyrën Ovale.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në Zyrën Ovale.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka nënshkruar një sërë urdhrash ekzekutivë për çështjen e klimës, duke përfshirë një ndalesë të re për disa shpime të energjisë.

Urdhrat synojnë të ulin emetimet e naftës, gazit dhe qymyrit dhe të dyfishojnë prodhimin e energjisë përmes erës deri më 2030.

"Sot është dita e klimës në Shtëpinë e Bardhë. Ne kemi pritur tashmë shumë gjatë dhe ne nuk mund të presim më", tha Biden të mërkurën.

Seria e urdhrave ekzekutivë që presidenti Biden nënshkroi krijojnë një zyrë në Shtëpinë e Bardhë për politikën e brendshme të klimës dhe parashohin mbajtjen e një samiti të udhëheqësve botëror, në muajin prill, kur shënohet Dita e Tokës.

Ndryshimi i klimës, sipas planit të presidentit Biden, do të bëhet një përparësi e "sigurisë kombëtare" dhe "politikës së jashtme", thonë zyrtarët.

Biden po i bën thirrje gjithashtu Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së që të përgatisë një raport të inteligjencës mbi ndikimet e ndyshimit të klimës në siguri.

Paraardhësi i tij, Donald Trump e kishte minimizuar çështjen e ndryshimeve klimatike dhe e kishte tërhequr SHBA-në nga një marrëveshje e rëndësishme e klimës e njohur si Marrëveshja e Parisit.

SHBA-ja nën udhëheqjen e Bidenit është rikthyer në këtë marrëveshje.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i ka bërë thirrje çdo vendi në botë që të deklarojë një "gjendje të emergjencës klimatike". Ai komentet i bëri gjatë një samiti online për të shënuar përvjetorin e pestë të marrëveshjes së Parisit për klimën, në muajin dhjetor të vitit 2020.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG