Ndërlidhjet

Një milion euro për kompensimin e dëmeve nga vërshimet në Kosovë


Pasojat e vërshimeve në Vushtrri
Pasojat e vërshimeve në Vushtrri

Qeveria në largim e Kosovës ndau një milion euro për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në objektet e banimit, si pasojë e vërshimeve që përfshinë Kosovën në javën e parë të janarit.

Në njoftimin për media thuhet se Ministria e Pushtetit Lokal do t'i caktojë kriteret për kompensim dhe do të themelojë komision ndërministror për verifikim, vlerësim dhe koordinim të procesit të ndarjes së mjeteve nëpër komuna.

Sipas vendimit të Qeverisë, dëmet në infrastrukturë do të mbulohen nga buxhetet komunale, ndërsa dëmet në bujqësi do të kompensohen nga buxhetet komunale dhe të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Javë më parë, Kosova është përfshirë nga vërshime të mëdha në disa zona.

Dëmet e sakta nga to nuk dihen ende, pasi që komisionet komunale janë duke i vlerësuar ato.

Video:

Pamje nga vërshimet në Kosovë
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:15 0:00

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG