Ndërlidhjet

Biden do të vazhdojë ndalesat në udhëtime, pavarësisht vendimit të Trumpit


 Jen Psaki, e emëruar si Sekretare për Media në administratën Biden.
Jen Psaki, e emëruar si Sekretare për Media në administratën Biden.

Jen Psaki, zëdhënësja e presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka kundërshtuar një lajmërim të presidentit Donald Trump se ndalesa për udhëtarët që nisen nga Evropa dhe Brazili drejt Shteteve të Bashkuara, do të mund të hiqet.

Kjo ndalesë ka nisur së aplikuari me qëllim të luftimit të koronavirusit.

Psaki, e cila do të shërbejë si Sekretare për Media kur Biden të nisë së udhëhequri SHBA-në, ka thënë në Twitter se “pas këshillimit me ekipin tonë mjekësor”, administrata nuk synon të heqë ndalesën.

“Në fakt, ne planifikojmë të rrisim masat e shëndetit publik sa i përket udhëtimit, me qëllim të luftimit të mëtejmë të përhapjes së COVID-19”, ka shtuar ajo, duke iu referuar sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Komentet e saj kanë ardhur pak pasi Trump ka pretenduar se mund të pezullojë ndalesat për udhëtarët nga Evropa, zona Shengen, Britania, Irlanda dhe Brazili.

Në njoftimin e Trumpit është përmendur edhe se ndalesat për udhëtarët nga Kina dhe Irani do të vazhdojnë të zbatohen.

Qendra amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka vendosur se nga 26 janari, shumica e udhëtarëve që arrijnë në SHBA, duhet të prezantojnë testin negativ për koronavirus, apo të shfaqin dëshmi se janë shëruar nga sëmundja COVID-19.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG