Ndërlidhjet

Zaev: Maqedonia e V. do të marrë 8,000 vaksina nga Serbia


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka njoftuar se ky vend do të marrë nga Serbia 8 mijë vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer/BioNtech.

Ai tha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut.

Zaev tha se detaje tjera do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

“Vuçiq më konfirmoi se Serbia do të na ndihmojë me vaksina, të cilat do t’i paguajmë me çmimin e blerjes”, shkroi Zaev.

Dozat e para të vaksinave, Maqedonia e Veriut do t’i përdorë për të vaksinuar punëtorët shëndetësorë, të sëmurët kronikë dhe kategoritë tjera të ndjeshme, ka thënë Zaev.

Në Maqedoninë e Veriut, deri më 18 janar 2021, janë regjistruar gjithsej 88.938 raste të të infektuarve me koronavirus. Prej tyre 2.702 kanë vdekur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG