Ndërlidhjet

Hetuesit e OBSH-së fillojnë aktivitetet në Vuhan


Një punonjës shëndetësor në një spital në Vuhan.
Një punonjës shëndetësor në një spital në Vuhan.

Një ekip ekspertësh i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka filluar aktivitetet në Vuhan, si pjesë e një hetimi për origjinën e koronavirusit.

Ekipi i shkencëtarëve ndërkombëtarë do të zhvillojë diskutime virtuale me shkencëtarët kinezë. Virusi u zbulua për herë të parë në Vuhan, në fund të vitit 2019.

Hetuesit arritën aty të enjten pas disa muajsh negociata midis OBSH-së dhe Pekinit.

Zoologu, Peter Daszak, shkroi në Twitter të premten se ai kishte mbërritur në Vuhan, dhe hetuesit do të fillonin takimet virtuale derisa po qëndronin në karantinë. Kina pretendon se pavarësisht faktit se koronavirusi u paraqit për herë të parë në Vuhan, nuk do të thotë se ai domosdoshmërisht e ka origjinën aty.

Në ditët e para të paraqitjes, virusi u gjurmua në një të ashtuquajtur "treg i lagësht" në Vuhan, dhe më pas u tha se aty ishte vendi ku virusi bëri kërcimin nga kafshët tek njerëzit. Që nga ajo kohë, shumë teori të tjera janë shfaqur, duke përfshirë thashethemet e pabazuara se virusi ka rrjedhur nga një laborator në Kinë.

SHBA-ja, e cila ka akuzuar Kinën se ka fshehur informacionet për shkallën e të infektuarve si dhe ka bërë thirrje për një hetim "transparent".

Hetimi i OBSH-së po ndodhë në kohën kur Kina ka raportuar numrin më të lartë ditor të të nfektuarve që nga 1 marsi. Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë raportoi për 144 të infektuar, kryesisht në provincën Hebei ku më shumë se 22 milionë njerëz janë në izolim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG