Ndërlidhjet

Erdogan dëshiron të përmirësojë raportet me BE-në


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan, tha të martën se ai dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe shpreson se edhe BE-ja e ka të njëjtin vullnet.

Komentet e Erdogan pasojnë një vit tensionesh me BE-në, që përfshijnë politikën e jashtme më këmbëngulëse të Turqisë në Mesdheun lindor, si dhe tensionet në Libi dhe pjesë të Lindjes së Mesme.

Marrëdhëniet e Turqisë janë acaruar veçanërisht me Greqinë dhe fuqinë evropiane Francën.

Por, udhëheqësi turk ka zbutur retorikën e tij të ashpër dhe foli me një ton më pajtues në një takim me ambasadorët e BE-së në një kompleks presidencial në Ankara.

"Ne jemi gati t'i vendosim marrëdhëniet tona përsëri në rrugën e duhur", u tha Erdogan ambasadorëve. Turqia dhe Greqia këtë javë ranë dakord të adresojnë mosmarrëveshjen e tyre të gjatë mbi kufijtë detarë.

Takimi mes dy vendeve pritet të mbahet më 25 janar në Stamboll. "Ne besojmë se bisedimet do të jenë paralajmërues të një epoke të re", tha Erdogan.

Ai gjithashtu tha se ishte i hapur për marrëdhënie më të mira me Parisin, pas disa muajsh grindjeje personale me presidentin francez, Emmanuel Macron. "Ne duam të shpëtojmë nga tensionet marrëdhëniet tona me Francën", tha Erdogan.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG