Ndërlidhjet

SHBA sanksionon disa ukrainas nën akuzat për ndërhyrje në zgjedhje


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj shtatë shtetasve ukrainas dhe katër subjekteve ukrainase, për përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se personat e sanksionuar janë: Oleksandr Dubynskiy, Dmytro Kovalchuk, Kostyantyn Kulyk, Oleksandr Onyshchenko, Anton Symonenko, Andriy Telizhenko dhe Petro Zhuravel.

Katër ueb-faqe dhe grupe mediatike - Era-Media, Onli n’Yuz, Nabuleaks dhe Skeptik - u sanksionuan po ashtu.

Sipas sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, të gjithë të sanksionuarit janë “pjesë e një rrjeti të inteligjencës, të lidhur me Rusinë dhe me Andriy Derkachun”, i cili është sanksionuar në shtator.

Derkach, anëtar i Parlamentit ukrainas, “ka qenë agjent aktiv rus për më shumë se një dekadë”, tha Pompeo.

Derkach ka qenë i lidhur me një përpjekje të Rudy Giulianit - avokatit personal të presidentit amerikan, Donald Trump - për të gjetur informacione komprometuese për ish-nënpresidentin amerikan, Joe Biden, i cili garonte kundër Trumpit në zgjedhjet e vitit 2020 dhe përfundimisht e mundi atë.

Pompeo nuk e përmendi të hënën as Bidenin, as Trumpin, por tha se sanksionet kanë në shënjestër “përhapjen dhe promovimin e koordinuar të akuzave mashtruese ose të pabazuara, që përfshijnë një kandidat politik amerikan”.

“Ata kanë bërë vazhdimisht deklarata publike, duke i avancuar rrëfimet keqdashëse se zyrtarët e Qeverisë amerikane janë përfshirë në marrëdhënie korruptive në Ukrainë”, tha Pompeo.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG