Ndërlidhjet

Britania do të hapë qendra masive vaksinimi kundër koronavirusit


Një i moshuar duke u vaksinuar kundër koronavirusit në Mbretëri të Bashkuar.
Një i moshuar duke u vaksinuar kundër koronavirusit në Mbretëri të Bashkuar.

Mijëra persona do të vaksinohen këtë javë kundër koronavirusit në Britani, teksa pritet të hapen shtatë qendra të mëdha në gjithë territorin britanik.

Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britani të Madhe ka thënë se qindra shërbime tjera spitalore do të jenë të qasshme më vonë gjatë kësaj jave.

Qeveria britanike synon të vaksinojë 15 milionë persona në Mbretëri të Bashkuar - ata mbi moshën 70-vjeçare, punëtorët shëndetësorë dhe atyre që u duhet mbrojtje – deri në mesin e muajit shkurt.

Autoritetet shëndetësore në Britani kanë paralajmëruar se javët në vazhdim do të jenë “më të rëndat e pandemisë” për Shërbimin Kombëtar të Shëndetit.

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock do të prezantojë planin qeveritar për vaksinim përmes një konference për media më vonë gjatë ditës.

Qeveria e këtij shteti pritet që të publikojë edhe të dhënat e para që tregojnë se sa njerëz janë vaksinuar deri më tani.

Këto shifra do të bëhet publike, pasi Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar më shumë se 80,000 persona të vdekur me koronavirus, prej kur ka shpërthyer pandemia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG