Ndërlidhjet

Facebook-u do t’ia bllokojë llogarinë Trumpit të paktën deri në inaugurimin e Bidenit


Shefi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.
Shefi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

Platformat Facebook dhe Instagram do të zgjasin ndalesën ndaj llogarive të presidentit aktual amerikan, Donald Trump për të paktën edhe dy javë të tjera, derisa të përfundojë procesi i transferimit të pushtetit, tha shefi ekzekutiv i këtyre kompanive, Mark Zuckerberg.

Zuckerberg nuk e përjashtoi mundësinë që llogaritë e Trumpit të mbyllen përgjithmonë.

“Ngjarjet shokuese në 24 orët e fundit, demonstrojnë se presidenti Donald Trump ka për qëllim që ta shfrytëzojë kohën që i ka mbetur deri në fund të mandatit, për të minuar transferimin paqësor dhe ligjor të pushtetit, te pasaardhësi i tij Joe Biden”, tha shefi i Facebook-ut, Zuckerberg, i cili ka në pronësi edhe platformën, Instagram.

Twitter, Facebook dhe Snap më 6 janar, mbyllën përkohësisht llogaritë e Trumpit, për shkak se ai bëri pretendime të pabazuara lidhur me mashtrime në zgjedhjet presidenciale, teksa mbështetësit e tij, sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan.

Kjo ndalesë u zgjat pasi Trumpi përdori “platformat tona për të nxitur dhunë ndaj një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike”, u shpreh Zuckerberg.

“Ne besojmë se rreziqet janë thjesht shumë të larta, nëse ne lejojmë që presidenti të vazhdojë të përdorë shërbimet tona gjatë kësaj periudhe”, tha Zuckerberg në një postim në Facebook më 7 janar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG