Ndërlidhjet

Kurti: Kushtetuesja vërtetoi se Qeveria Hoti ishte e paligjshme  


Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese vërtetoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka qenë e “paligjshme, jokushtetuese”.

“Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara”, shkroi Kurti në një postim në Facebook.

Pas publikimit të aktgjykimit, të mërkurën, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani shpërndau kuvendin dhe shpalli datën e zgjedhjeve për 14 shkurt.

Në postimin e tij, Kurti nuk ka përmendur nëse do të garojë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pjesëmarrja e tij në këto zgjedhje u aktualizua, pasi në vendimin e Kushtetueses, thuhet se Qeveria Hoti u zgjodh në mënyrë jokushtetuese, për faktin se për të votoi Etem Arifi, i cili ishte dënuar me vendim të formës së prerë për veprën “mashtrim me subvencione” me dënim prej më shumë se një viti.

aktgjykim të Kushtetueses thuhet se një person i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vjetët e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të ketë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Kosovës.

Kurti, në vitin 2018, së bashku me deputetët e atëhershëm të LVV-së, Albulena Haxhiun, Faton Topallin dhe Donika Kadaj-Bujupin u dënuan me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Në shtator të po atij viti, Gjykata e Apelit i kishte vërtetuar dënimet e shqiptuara nga gjykata e shkallës së parë.

Por, anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, më 6 janar deklaroi se në zgjedhjet e reja, listës së kësaj partie do t’i prijë Kurti.

Më herët, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se aktgjykimi i Kushtetueses ia ndalon Kurtit që të garojë për deputet, por kjo sipas tij, nuk ia ndalon që ai të nominohet për kryeministër, nëse partia e Kurtit fiton zgjedhjet.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG