Ndërlidhjet

Biden dhe Trump bëjnë thirrje për qetësi


Protestuesit brenda Kongresit amerikan. Uashington, 6 janar, 2021.
Protestuesit brenda Kongresit amerikan. Uashington, 6 janar, 2021.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u bëri thirrje turmave që të tërhiqen, ndërsa protestat i cilësoi si "moment i errët" për demokracinë amerikane.

Ai po ashtu i bëri thirrje presidentit Trump që të paraqitet në televizionin kombëtar dhe të kërkojë që t'i jepet fund "rrethimit" të Kongresit.

"Demokracia jonë është nën një sulm të paparë ... Ky nuk është mospajtim, është rebelim, është kaos".

"Fjalët e një presidenti kanë rëndësi ... Prandaj, unë i bëj thirrje presidentit Trump të dalë në televizionin kombëtar për të përmbushur betimin e tij dhe për të mbrojtur Kushtetutën", tha Biden duke folur nga shteti i tij Dellauer.

Protestuesit futen brenda Kongresit
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:00:57 0:00

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh televiziv drejtuar mbështetësve, tha se "është koha për të shkuar në shtëpi".

"Unë e di dhimbjen tuaj. Unë e di lëndimin tuaj", tha Trump, duke pretenduar në mënyrë të rreme se zgjedhjet janë "vjedhur".

"Të gjithë e dinë. Sidomos ana tjetër. Por, ju duhet të shkoni në shtëpi tani. Na duhet të kemi paqe. Na duhet të kemi ligj dhe rend", tha ai.

Të mërkurën, më 6 janar, mbështetës të presidentit aktual, Trump hynë në ndërtesën e Kongresit amerikan, teksa aty po mbahej një mbledhje ku do të certifikohej fitorja e Bidenit.

Pas kësaj, seanca shkoi në pauzë dhe disa anëtarë të Kongresit u evakuuan në zyrat e tyre.

*Informacionet e fundit rreth ngjarjeve në Kongres i gjeni KËTU

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG