Dyzetedy persona u lënduan të martën nga shpërthimi i një bombole gazi në Ferizaj.
Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Qazim Reka, nga zyra për media e Policisë së Kosovës në Ferizaj.
Ai tha se 12 nga të lënduarit janë në gjendje më të rëndë dhe se po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë.
“Ka ndodhur një shpërthim i një bombole gazi në një restorant. Ka mjaft të lënduar dhe dëme materiale. Dyzetedy persona janë të lënduar", tha Reka.
Shkaqet e shpërthimit nuk dihen ende.