Ndërlidhjet

Vaksina Oxford/AstraZeneca miratohet për përdorim


Vaksina kundër koronavirusit
Vaksina kundër koronavirusit

Vaksina kundër koronavirusit, e krijuar nga shkencëtarët e Univeristetit të Oksfordit, është miratuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo shënon një pikë të madhe kthese, që do të çojë në zgjerimin e fushatës së imunizimit, shkruan BBC.

Mbretëria e Bashkuar ka porositur 100 milionë doza nga prodhuesi AstraZeneca - të mjaftueshme për vaksinimin e 50 milionë njerëzve.

Miratimi nga rregullatorët mjekësorë nënkupton se vaksina është edhe e sigurt, edhe efektive.

Vaksina Oxford/AstraZeneca është krijuar në muajt e parë të këtij viti, është testuar te vullnetari i parë në muajin prill dhe që atëherë ka kaluar nëpër prova klinike në shkallë të gjerë, që kanë përfshirë mijëra njerëz.

Qysh më 8 dhjetor, mbi 600,000 njerëz janë vaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar me vaksinën e kompanive Pfizer dhe BioNTech.

Por, vaksina Oxford/AstraZeneca do të çojë në rritje të konsiderueshme të vaksinimit pasi është e lirë dhe prodhohet lehtë në masë.

Ajo mund të ruhet në frigorifer standard, ndryshe nga Pfizer/BioNTech që ka nevojë për ruajtje në temperaturë ultra të ftohtë: -70 gradë Celsius.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG