Ndërlidhjet

Koronavirusi po e humb fuqinë në Maqedoninë e Veriut


Pamje arkivi nga qyteti i Shkupit
Pamje arkivi nga qyteti i Shkupit

Maqedonia e Veriut, tani e një javë, po shënon rënie të numrit të të infektuarve me COVID-19, por edhe të viktimave nga kjo sëmundje.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi raportoi të martën për 498 persona të infektuar nga rreth 2,500 të testuar në 24 orët e fundit.

Kjo është ulja më e madhe pas ditës së hënë, kur u regjistruan 83 të infektuar nga 700 teste të kryera.

Sipas komunikatës së Ministrisë së Shëndetësisë, përqindja e numrit të të infektuarve thuajse është përgjysmuar në krahasim me periudhën e para dy javëve: nga më shumë se 40% në më pak se 20%.

Të hënën, numri i të infektuarve zbriti në 12%.

Sa u përket viktimave nga COVID-19, të martën u regjistruan 17.

Kjo shifër po ashtu paraqet ulje në krahasim me periudhën e kaluar, kur numri i viktimave sillej mes 30 dhe 40 në ditë.

Maqedonia e Veriut ka konfirmuar gjithsej rreth 83,000 të infektuar me koronavirus.

Prej tyre, 2,473 pacientë kanë humbur jetën, rreth 60 mijë janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është rreth 19 mijë.

Ministria e Shëndetësisë tha se ulja e fuqisë së koronavirusit është rezultat i masave të ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së virusit.

Por, pavarësisht kësaj, Ministria beri thirrje për respektimin e masave që janë në fuqi, në veçanti gjatë festave të fundvitit, me qëllim parandalimin e paraqitjes së ndonjë vale të re të infektimeve.

Ndërkohë, opozita shqiptare bëri thirrje për organizim më të mirë institucional dhe bashkëpunim ndërkombëtar, me qëllim të sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës kundër koronavirusit.

“Apelojmë për bashkëpunim ndërkombëtar, për të siguruar që të gjithë njerëzit të kenë qasje të barabartë në vaksina dhe trajtim gjatë pandemisë së koronavirusit, ndërsa Qeveria t’i lë anash të gjitha angazhimet dhe prioritetet. Prioritet të jetë sigurimi i vaksinave sa më shpejt dhe sasia adekuate”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG